Pasi vetura elektrike Model S e Teslas mori flakë në një rrugë në Pensilvani, SHBA, zjarrfikësve iu desh të përdornin një sasi të madhe uji për ta shuar atë, shkruan AutoCar.
Ngjarja ndodhi në Pensilvaninë qendrore, ku shoferi me të parë që veturën e ka kapluar zjarri, ka dalë jashtë bashkë me dy pasagjerët e tjerë.
Më pas vetura ka marrë flakë dhe kur kanë mbërritur dy zjarrfikës kanë përdorur 15.141 litra ujë. Mirëpo, kjo nuk ka mjaftuar për shuarjen e zjarrit, kështu që në ndihmë kanë dalë edhe tre njësi të tjera zjarrfikëse. Zjarri më në fund u shua dhe zjarrfikësit përdorën gjithsej 45.425 litra ujë. Për krahasim, shuarja e zjarrit në një veturë standarde në përgjithësi kërkon më pak se 2000 litra.
"Për shkak të baterisë litium-jon, nevojitej më shumë ujë, zjarri shpërtheu disa herë. Ekuipazhet punuan për gati dy orë dhe vazhdimisht derdhën ujë në automjet. Bateria ruante temperaturë të lartë", thanë zjarrfikësit.
Veturat Tesla nuk janë të vetmet elektrike që kërkojnë përpjekje shtesë nga zjarrfikësit nëse marrin flakë dhe arsyeja janë bateritë e tyre litium-jon. Megjithatë, veturat elektrike përfshihen në më pak incidente të lidhura me zjarrin në krahasim me hibridet dhe automjetet me motorë me djegie të brendshme.

-
Amerikani udhëtoi 2200 km me një veturë elektrike, ndaloi 12 herë për ta karikuar
-
I ftohti amerikan, Tesla nuk mbushet në temperaturat minus [VIDEO]
-
Tesla Model 3 përfundon në det
-
Batanije e veçantë për fikje të zjarrit te veturat elektrike
-
Pronari i Teslas e hedh në ajër veturën pasi riparimi i kushtonte mbi 19 mijë euro