Jo shumë larg plazhit Santa Barbara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një Tesla Model 3 u gjet duke “lundruar” në det, shkruan DailyMail.
Vetura elektrike u zbulua në oqean nga anëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve Carpinteria-Summerland dhe incidenti është ende nën hetim ndërsa autoritetet përpiqen të përcaktojnë se si Model 3 përfundoi në një situatë të tillë.
Sipas gazetarit amerikan John Palminteri, zjarrfikësit kanë kontrolluar menjëherë nëse ka pasur njeri në automjet dhe kur kanë konstatuar se ishte bosh, policia ka nisur hetimet për atë që ka ndodhur në të vërtetë.
"Ne u siguruam që vetura të mos ishte raportuar e vjedhur dhe informuam pronarin e regjistruar se ishte përgjegjësia e tyre për të hequr atë. Ata po e ngisnin veturën në plazh dhe më pas u bllokuan dhe e lanë atë. Më pas vetura hyri në oqean”, ka thënë një zëdhënëse e policisë.
Pronari tani përballet me procedurën, por edhe me kostot.
Gjatë verës, në një situatë të ngjashme u gjend edhe një Ford Bronco, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
-
Zjarrfikësit përdorën 45.425 litra ujë për ta shuar një Tesla Model S
-
Tesla me autopilot përplaset në një shtëpi në SHBA
-
Katër të vdekur në Francë pasi vetura Tesla aksidentohet dhe përfshihet nga flakët
-
Tesla tërheq mbi 1.8 milionë automjete nga tregu në SHBA
-
Autopiloti i Teslas shkaktar i disa aksidenteve, zbulon rregullatori amerikan