Katër persona kanë vdekur në një aksident automobilistik në Francë, pasi automjeti i tyre Tesla raportohet se ka goditur një tabelë rrugore dhe ka marrë flakë, ka bërë të ditur policia të hënën.
Një zëdhënës i policisë lokale, Lt. Eric Hoarau, ka thënë se rrethanat e sakta të përplasjes që ka ndodhur të shtunën mbrëma pranë qytetit të Niort nuk janë përcaktuar ende teksa hetimet po vazhdojnë, raporton AP.
"Gjithçka sugjeron se vetura doli nga rruga”, ka thënë Hoarau, duke përmendur shenjat në tokë dhe një shenjë rrugore të prerë.
Sipas tij, nuk ka pasur dëshmitarë në momentin e aksidentit, duke e bërë hetimin të komplikuar.
Shoferi dhe tre pasagjerë janë djegur, ka bërë të ditur ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur pasi zjarri përfshiu një makinë Tesla para hotelit të Trumpit në Las Vegas
-
Shtatë të vdekur, mes tyre tre fëmijë si pasojë e një zjarri në Francë
-
Shtatë të vdekur nga aksidenti me 158 vetura në SHBA
-
Një stuhi godet Francën, të paktën katër të vdekur
-
Treni i pasagjerëve del nga shinat në Francë, të paktën 44 të lënduar