Gjenerata aktuale e R8 Spyderit të Audit ka kaluar edhe një herë nëpër tretmanin e kompanisë Wheelsandmore, duke përfshirë përforcimin e motorit.
Kjo nënkupton se motori i këtij Audi R8 Spyder tani ka dy turbo-mbushësit e rinj dhe është i përforcuar në 1050 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, tani ky R8 Spyder shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2,7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 357 km/h.
Wheelsandmore, po ashtu, për këtë Audi R8 Spyder ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave prej 21-inç me goma “Continental” 325/25/21.
Sa i përket çmimit, paketa e plotë e kësaj kompanie kushton 66,387 euro.