Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni që kushtoi më shtrenjtë se një Porsche

Volkswagen Beutler 1.2 u prodhua më 1959, një nga vetëm 28 kopjet e prodhuara ndonjëherë. Ajo do të shfaqet në ankand në korrik dhe pritet të shitet me një çmim që varion nga 80 mijë deri në 120 mijë franga zvicerane, shkruan Autoblog.

Vetura është vepër e vëllezërve Fritz dhe Ernst Boitler dhe në kohën kur u shfaq në treg më shumë se 60 vjet më parë, kishte një çmim fillestar prej 14.950 franga.

Kjo ishte një shumë e madhe parash në atë kohë. Beutler 1.2 ishte edhe më i shtrenjtë se Porsche 356 asokohe.

28 veturat kishin motor standard. Gjashtë prej tyre kishin motorin më të fuqishëm se Porsche 365.

Vetura është restauruar tërësisht në fund të vitit 1990.