Volkswagen ishte brendi me më së shumti shitje në Evropë në vitin 2021, duke lënë prapa si rivalët më të afërt, Peugeotin dhe Toyotan.
Brendi gjerman shiti 1.08 milionë vetura vitin e shkuar. Peugeoti shiti rreth 650 mijë.
Kompania është lidere pavarësisht një rënieje prej 6.7 për qind në krahasim me një vit më herët, sipas të dhënave të publikuara nga Asociacioni i Prodhuesve Evropianë të Veturave.
Toyota doli e treta me 615 mijë vetura të shitura, duke shijuar rritje prej 9.1 për qind, pasi më 2020 ishte e teta.
Përderisa Toyota u rrit në Evropë, ajo mbylli vitin 2021 si brendi me më së shumti shitje në botë, me 7.27 milionë njësi të shitura – rreth 1.86 milionë copë më shumë se Volkswageni.
Humbësit më të mëdhenj më 2021 ishin Alfa Romeo me rënie prej 27.8 për qind me 26 mijë e 322 njësi të shitura dhe Mitsubishi që shiti 73 mijë e 370 njësi.
Rënie pati edhe Fordi.
Gjermania ishte tregu më i madh evropian me 2.6 milionë vetura të shitura, e ndjekur nga Franca me 1.6, Britania me po aq dhe Italia me 1.4 milionë.