Sipas statistikave nga Administrata Federale e Transportit (KBA) të Gjermanisë, prodhuesi i veturave me bazë në Wolfsburg, Volkswagen shiti 519.089 automjete në vitin 2023, që është 7.9 për qind më mirë se në vitin 2022. Si tregu më i madh në Evropë, Gjermania bleu 2.84 për qind të veturave të reja në vitin 2023.
Modeli më i shitur në vitin 2023 ishte Golf, me 81.117 regjistrime në Gjermani. Vendi i dytë dhe i tretë i takon prapë Volkswagenit, përkatësisht crossoveri T-Roc me 68.678 shitje dhe SUV më i madh Tiguan me 63.958 njësi të shitura.
Falë Corsas, Opel u rendit në vendin e katërt. Shiti 53.669 vetura në Gjermani vitin e kaluar, 13.861 ishin elektrike. Çdo e katërta ishte pa emetim CO2. Prodhuesi me bazë në Russelsheim thekson gjithashtu se mbi 14.5 milionë Corsa janë shitur në mbarë botën që kur Opel prezantoi modelin e segmentit B në vitin 1982.
Passat ishte i pesti me 47.494 njësi të shitura, dhe Fiat, i cili ashtu si Opel është gjithashtu pjesë e grupit Stellantis, shiti 47.166 modele të Cinquecento. Mini, Tesla Model Y dhe Mercedes C-Class renditen respektivisht në vendin e shtatë, të tetë dhe të nëntë. Shkoda përmbylli listën me shitjen e modelit Octavia që u ble 41.819 herë në vitin 2023.
Tesla përfundoi në vendin e 15-të në përgjithësi për sa i përket pjesës së tregut gjerman.