Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni jep detajet e para të T-Cross

Volkswagen ka publikuar detajet e para teknike, por edhe fotografitë e modelit pjesërisht të maskuar T-Cross, i cili do të prezantohet më vonë gjatë këtij viti.

Modeli më i ri i prodhuesit gjerman do të zë vend nën SUV-in T-Roc.

Pas prezantimit këtë vjeshtë, VW T-Cross do të jetë SUV/crossover më i vogël në ofertën e prodhuesit nga Wolfsburg, transmeton KP.

Ai është i bazuar në platformën mekanike MQB.

Për blerësit do të jetë në dispozicion motori 1.0 TSI me 95 kuajfuqi dhe 115 kuajfuqi, ndërsa në ofertën me benzinë do të jetë njësia 1.5 litra me 150 kuajfuqi. Varianti i vetëm në dizel do të ketë 95 kuajfuqi.

VW T-Cross do të vijë në sallonet e shitjes në pranverë të vitit 2019.

Artikuj të ngjashëm