Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, për këtë vit planifikon edhe një SUV i cili do të bazohet në Polon e re. Emri i tij do të jetë T-Cross dhe pritet të promovohet këtë vjeshtë.
Dizajni i tij do të bazohet në modelin T-Roc dhe në konceptin T-Cross Brezze i vitit 2016.
Volkswagen T-Cross i ri do të vijë me platformën MQB A0, do të jetë i gjatë 4.1 metra si dhe për dallim nga Polo standard ky do të jetë më i lartë, transmeton Koha.net. Po ashtu, boshti i tij i rrotave do të jetë më i shkurt për 30 mm se i modelit T-Roc.
Gjithashtu, pritet të ketë edhe material cilësor në interier si dhe një numër sistemesh për lidhje dhe asistencë ndaj shoferit.
Në gamën e motorëve të Volkswagen T-Crossit të ri, në dispozicion do të jenë motorët benzinë 1.0-litër TSI me tre cilindra dhe 1.5-litër TSI me katër cilindra si dhe ndoshta motori dizel 1.6-litër TDI.
Përveç marshin manual me 5 dhe 6 shpejtësi, klientëve do t’iu ofrohet edhe marshi me koplung të dyfishtë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ofrohet edhe sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat.
Sipas disa informacioneve të mëparshme, Volkswagen është duke planifikuar edhe versionin sportiv T-Cross GTI me motor benzinë 2.0-litër Turbo.
{gallery}