Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni gjatë vitit vjen me modelin Taigo

Vitin e shkuar, gjiganti gjerman Volkswagen, zgjeroi gamën e prodhimit në tregun e Amerikës së Jugut me SUV-Coupe, modelin e emërtuar Nivus, derisa në gjysmën e dytë të këtij viti ky model do të jetë në dispozicion edhe për blerësit në Evropë. Mirëpo, në Evropë do të shitet me emrin Taigo, gjë që është konfirmuar deri më tash nga disa burime.

Plasimi i modelit do të bëhet gjatë verës, derisa shitja do të fillojë në fund të vitit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Taigo bazohet në platformën MQB A0, derisa dallimi me modelin për Amerikën e Jugut do të jetë te mbrojtësi i përpara dhe do të ketë drita dhe maskë më të zgjeruar.

Derisa nuk do të ketë të dhëna zyrtare, atëherë duhet të mbështetemi tek ato të Nivusit. Ky model është i gjatë 4266 mm dhe i gjerë 2566.

Për tregun e Amerikës së Jugut, veturat janë prodhuar në fabrikën Anchieta në Brazil, derisa për Evropë do të jetë përgjegjëse fabrika në Pamploma të Spanjës.

Pritet të jenë vetëm me motor TSI benzinë, derisa me naftë dhe hibrid sipas tët gjitha gjasave nuk do të ketë. \ autoblog

Image