Volkswageni planifikon të ofrojë vetëm modele elektrike në Evropë nga viti 2033. Në një strategji për përshpejtim të transicionit drejt tregut elektrike, Volkswageni ka konfirmuar se T-Rocu i ri do të jetë modeli më i fundit që do të prezantohet me motorë me djegie, benzinë dhe dizel.
Kjo nënkupton se Golfi i ri do të jetë vetëm në versionin elektrik, ndërsa Passati, Tiguani e Touaregi mund të marrin edhe nga një version me djegie para kalimit përfundimtar në variante elektrike.
Deri në fillim të dekadës së re, VW-ja mund të sjellë modele me djegie të brendshme, por gjithsesi ato do të jenë me sistemin e ri “Euro 7” që emetojnë më pak gazra ndotës.
Brenda Grupit VW, SEAT-i është i vetmi që s’ka njoftuar për planet për elektrifikim.
-
BE-ja mund të tërhiqet nga ndalimi i veturave me benzinë dhe naftë
-
Zbulohen pamjet e para të Golf 9
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
VW po e zhvillon "bishën" Golfin GTI plotësisht elektrik
-
Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026