Auto

Volkswagen Golf 2023 spiunohet nga brenda

Një Volkswagen Golf i përditësuar është fotografuar gjatë testimeve, me ndryshime të vogla brenda

Volkswageni ka qenë nën kritika të vazhdueshme vjetëve të fundit për shkak të mosndryshimeve në interier të veturave. Golfi i ri, megjithatë duket se do të sjellë ndryshime, me panelet e ndjeshme në prekje për të kontrolluar veçoritë e brendshme.

Sivjet veçse ishte përmirësuar sistemi i brendshëm duke ofruar një teknologji më të lehtë të përdorshme, por tani teknologjia e interierit ka marrë përditësim të ri, shkruan “AutoExpress”.

Fotografitë nga testimet kanë nxjerrë në pah një ekran më të madh në krahasim me të vjetrit e kontrollues të klimës të ndjeshëm në prekje të vendosur në një pozicion të ri.

Mk8 Golfi ka ekrane 10-inçëshe si standard. Nuk dihet nëse VW-ja po i teston ekranet më të mëdha për modelet më të zakonta, apo do t’i bëjë standarde te të gjitha modelet e reja.

{gallery}