Auto

Volkswagen Arteon R spiunohet gjatë testimit në Nurburgring

Modeli sportiv Arteon R është spiunuar gjatë testimit në pistën e famshme të Nurburgring, Gjermani.

Arteon R i është nënshtruar disa modifikimeve nga jashtë, duke filluar nga mbrojtësit e tij, të cilët janë bërë më sportiv e deri te tubat e shkarkimit të gazrave super sportiv me katër tuba.

Arteon R do të prodhohen vetëm 1 mijë ekzemplar, transmeton KOHA.

R-Line vjen me një motor sportiv 2.0 litërsh i cili prodhon afër 328 kuajfuqi.

Arteon R shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra, sipas Volkswagenit, do ta arrij për më pak se 5 sekonda.

Ashtu sikurse Golf R edhe Arteon R do të ketë shtat marshe automatike ndërsa do të ketë të gjitha rrotat aktive.

Çmimi i tij pritet të zbulohet gjatë lansimit ndërsa pritet të jetë mbi 50 mijë euro.

{gallery}