Volkswageni ka zbuluar modelin super sportiv Arteon R-Line Edition.
Ky model sportiv mund të porositet prej tash ndërsa do të prodhohen vetëm 1 mijë kopje të tilla. Çmimi fillestar i tij është 42 mijë euro, transmeton Koha.net.
Ashtu sikurse modelet R-Line të Volkswagenit, edhe Arteonit i janë bërë një varg modifikimesh kozmetike.
Ajo që dallohet më së shumti është ngjyra, trupi i Arteonit është në ngjyrë të hiri të shkëlqyer e cila njihet si ngjyrë hëne, tavan ngjyrë të zezë, pasqyra të zeza, rrota 20 inçëshe si dhe xhama të errësuar.
{gallery}
Nga brenda, Arteon R Line është i bërë krejtësisht nga lëkura “nappa”, ulëse me ngrohje, drita rreth e rreth veturës si dhe panelin e instrumenteve në ekran 12.3 inç.
Blerësit mund të zgjedhin 3 motorë të ndryshëm, njëri me benzinë e dy me naftë.
Modeli me naftë është 2.0 litërsh turbocharged i cili prodhon 187 kuajfuqi si dhe një variant i tij twin-turbo me 237 kuajfuqi.
Modeli me benzinë është më i fuqishmi që ofrohet me këtë model. Ai është 2.0 litërsh, e që përdoret edhe nga Golf R, me 268 kuajfuqi si dhe ka të gjitha rrotat aktive.