Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Golf R-i i ri spiunohet gjatë testimit në Nurburgring

Volkwagen Golf R, është spiunuar gjatë testimit në Nurburgring të Gjermanisë.

Golf R, vjen me një pamje të freskuar, katër rrotat aktive e me super fuqi motorike.

Duke parë GTI-në, GTE-në e GTD-në, edhe modeli i R vjen me dizajn pothuajse të njëjtë, i vetmi dallim janë dritat LED nga para.

Sipas raportimeve, VW dëshironte që ta përdorte motorin e RS3 Sportback 2.5 litërsh turbo, por Audi-a nuk ka lejuar përdorimin e motorit ikonik të tyre, transmeton KOHA.

Kjo ka bërë që Golf R-i të mbes me motorin e saj të vjetër 2.0 litërsh, por të përditësuar, e i cili tani prodhon afër 330 kuajfuqi.

Edhe Golfi “më spektakolar deri më sot” po vjen Auto Golfi “më spektakolar deri më sot” po vjen

VW tashmë ka konfirmuar se do të prezantoj Golf R-in e ri gjatë këtij viti, por për shkak të koronavirusit, i cili ka pushtuar botën, nuk dihet se kur do të lansohet ai.

{gallery}