Një studim i kryer nga prodhuesi francez i veturave, DS, zbuloi se shoferët e veturave elektrike dhe hibride përjetojnë më pak stres gjatë vozitjes sesa ata që drejtojnë vetura me shtytje konvencionale, shkruan Autocar.
Në një sondazh me 2000 shoferë britanikë, rezultatet tregojnë se 78% e shoferëve përjetuan stres gjatë vozitjes.
Megjithatë, 38 për qind e pronarëve të modeleve elektrike dhe hibride thanë se ndjeheshin më pak stresues në veturën e tyre aktuale sesa kur ngasin me naftë ose benzinë.
Sa i përket rezultateve të tjera të këtij hulumtimi, 31% e të anketuarve pranuan se stresi ndikon negativisht në aftësitë e tyre të vozitjes, dhe shoferët nën stres kanë më shumë gjasa të marrin vendime të pamenduara dhe t'u kushtojnë më pak vëmendje rreziqeve të mundshme. Për këtë fakt, për shumë është e rëndësishme që ambienti i automjetit të jetë relaksues dhe çdo i pesti shofer ka thënë se funksionet e mjetit që synojnë të reduktojnë stresin janë një nga faktorët kur blejnë një veturë të re.
-
Pse veturat elektrike përfshihen më shpesh në aksidente?
-
Studimi: Një veturë 10 vjet më e vjetër ndot më pak ajrin se një SUV i ri
-
Shoferët në Gjermani duan vetura me benzinë
-
Gjermanët thonë se do të dominojnë veturat elektrike, por jo nga dëshira
-
Më shumë se gjysma e shoferëve duan vetura elektrike