Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Studimi: Një veturë 10 vjet më e vjetër ndot më pak ajrin se një SUV i ri

Shpërthimi i popullaritetit të veturave SUV po ka më shumë efekte negative për planetin sesa pranohet. Veturat e mëdha janë sërish nën kritikat e aktivistëve të klimës pasi studimi i ri nga “Possible” pretendon se një veturë klasike e blerë 10 vjet më parë emeton mesatarisht më pak CO2 sesa një SUV i ri i blerë sot.

Sipas The Guardian, në Britaninë e Madhe, popullsia me të ardhura të larta (20%) ka më shumë gjasa të zotërojë një veturë me ndotje të lartë sesa 80%-shi i mbetur ei qytetarëve me të ardhura më të ulëta që në përgjithësi nuk drejtojnë SUV. Blerja e një veture SUV, sipas hulumtimit, kryesisht bëhet për imazh dhe jo për ndonjë nevojë praktike për të pasi blihet nga të pasurit.

75% e veturave SUV u regjistruan nga njerëzit që jetojnë në zonat urbane në Britani.

Veturat SUV kërkojnë shumë më tepër lëndë të para për t'u prodhuar dhe janë më të shtrenjta për t'u zotëruar dhe mirëmbajtur.

“Njerëzit po blejnë masivisht ‘Land Rover Defender’, edhe pse një VW Golf do t'i përshtatej më mirë nevojave të tyre dhe do të ishte më ‘mirënjohës’ ndaj planetit”, thuhet në studim.

Edhe Veturat e përdorura me naftë po bëhen më të vlefshme se kurrë Auto Veturat e përdorura me naftë po bëhen më të vlefshme se kurrë

Edhe pse automjetet elektrike mund të konsiderohen se prodhojnë zero emetime, janë ende shumë më intensive për burime dhe shumë më të rënda se automjetet konvencionale. Siç theksohet nga Stellantis Group, veturat e rënda nuk kanë kuptim në një industri që po përpiqet të përmirësojë qëndrueshmërinë.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, këtë vit, veturat SUV kanë prodhuar po aq emetime CO2 në nivel global sa Gjermania dhe Britania së bashku, si dy tregjet më të mëdha evropiane.