Kopja e parë e modelit Aston Martin DBS 770 Ultimate u shit në ankand dhe e gjithë shuma do të dhurohet për qëllime humanitare, shkruan Autoblog.
Ankandi u mbajt gjatë eventit Action Innocence Charity Gala të mbajtur në Gstaad të Zvicrës dhe oferta më e lartë ishte 750 mijë franga, ose pak më shumë se 761 mijë euro. Është i pari nga 499 modelet që do të prodhohet (300 të Coupe dhe 199 të Volante).
DBS 770 fuqizohet nga një motor 5.2-litërsh V12 me dy turbo që zhvillon 760 kuaj/fuqi. Fuqia dërgohet në rrotat e pasme nëpërmjet një transmetimi automatik me tetë shpejtësi. Për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h nevojiten 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 340 km/h.
Shuma për ta blerë këtë veturë është vërtet e madhe, por duhet marrë parasysh se do të ketë vetëm 499 njësi dhe se të gjitha tashmë janë shitur paraprakisht.
{gallery}
-
Aston Martin shfaq kabrion e ri DB12 Volante
-
McLareni paralajmëron “bishën”, arrin 100 km/h për 2.8 sekonda
-
Vetura Mercedes, me të cilin kishin garuar legjendat e Formula 1, shitet për shifër rekorde
-
Aston Martin lanson superveturën, arrin shpejtësi deri 345 km/h
-
Bentley paralajmëron veturën më të shtrenjtë ndonjëherë, do të kushtojë 2.3 mln euro