Kompania e njohur japoneze, Toyota njoftoi sot objektivin për të rritur shitjen e veturave me hidrogjen në të paktën 30, 000 njësi në vit pas 2020-ës, ndërkohë që modeli i saj Mirai është shitur vetëm në 3,000 njësi vitin e kaluar.
Për të arritur këtë objektiv, gjiganti i veturave japoneze do të ndërtojë një fabrikë të re për të rritur prodhimin në seri të baterive si dhe të një linje të re në një fabrikë ekzistuese për prodhimin e serbatorëve me hidrogjen të presionit të lartë.
“Këto dy qendra do të fillojnë operacionet e tyre në vitin 2020”, theksoi Toyota në një komunikatë.
Prodhuesi japonez është pioner botëror i veturave me bateri të ushqyera me hidrogjen, avantazhi më i madh i të cilave është të mos lëshojnë asnjë substancë ndotëse kur ato ecin.
Mirai ka njohur një sukses modest, veçanërisht për shkak të çmimit, dy herë më të lartë se ai i një veture elektrike dhe nga mungesa e karikuesve elektrikë, transmeton atsh.
“Por, shitjet po rriten në mënyrë progresive”, nënvizoi Toyota.
Edhe
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
Ato kanë arritur nga rreth 700 njësi në 2015-ën në rreth 2,000 në 2016-ën dhe në 3,000 në vitin 2017.
Mirai, sot është në dispozicion në 11 vende (Japoni, SHBA dhe nëntë vende europiane) dhe grupi shpreson të shitet në rajone të tjera të botës.