Themeluesi dhe presidenti për një kohë të gjatë i Toyota-s, Akio Toyoda po jep dorëheqjen.
Ai do t’ia dorëzojë timonin e prodhuesit më të madh të automjeteve në botë, shefit të Lexus, Koji Sato.
Kompania japoneze njoftoi ndryshimin të enjten, duke thënë se Toyoda do të emërohej kryetar i bordit pasi Sato të marr përsipër menaxhimin e përditshëm. Takeshi Uchiyamada, kryetari aktual i Toyota-s, do të japë dorëheqjen nga posti i tij, por do të mbetet në bord, tha kompania. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 prill.
“Toyoda, një nip i themeluesit të kompanisë, mori drejtimin si president në qershor të vitit 2009, pasi fitoi përvojë në çdo fazë të operacioneve të automobilave, duke përfshirë prodhimin, marketingun dhe zhvillimin e produktit, si në Japoni ashtu edhe ndërkombëtarisht”, thuhet në një deklaratë të Toyotas.
Prodhuesi më i madh i automjeteve në botë për sa i përket automjeteve të shitura, Toyota ka mbetur prapa shumicës së konkurrentëve të tjerë të mëdhenj globalë në prodhimin e automjeteve elektrike, pavarësisht historisë së tij si lider në automjetet hibride.
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Kompania më e madhe në botë u jep “tru” veturave: Do të dinë të sillen në çfarëdo situate
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
BYD-i kinez pritet t’ia kalojë Teslas për vetura elektrike