Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Toyota mendon rikthimin e modelit të famshëm Celica

Toyota mund ta rikthejë modelin e famshëm Celica që është përfolur prej kohësh, ka thënë ish-shefi i kompanisë, Akio Toyoda.

Biznesmeni 67-vjeçar pranoi se ka bërë kërkesë zyrtarëve në Toyota për të ringjallur modelin ikonik Celica. Toyoda la të kuptohet kthimi i veturës sportive është shumë i mundur, shkruan Autocar.

Akio Toyoda nuk është personi i parë i rëndësishëm në kompani që është entuziast për idenë e kthimit të Celica. Në fillim të këtij viti, presidenti i Toyotas, Tsuneji Sato u tha mediave se do të dëshironte të shihte modelin e gjeneratës së tetë të Celicas.

Është një fakt i njohur se, përveç modeleve ekzistuese GR 86, GR Yaris, GR Corolla dhe GR Supra, prodhuesi japonez i veturave dëshiron të lansojë modele shtesë të markës nën distinktivin sportiv Gazoo Racing. Dhe Celica mund të jetë një prej tyre.

Celica e re ka kohë që pritet të kthehet, duke pasur parasysh se modeli është tërhequr në vitin 2006 kur gjenerata “T230” doli në pension. Do të jetë interesante të shihet se ku do të përshtatet Celica e ardhshme në linjën e Toyotas dhe nëse do të ketë një motor me djegie të brendshme apo ndonjë alternativë, duke qenë se veturat sportive me motorë SUS ​​po pakësohen.