Auto

Toyota riorganizohet rrënjësisht

Selia e Toyotas në SHBA njoftoi për një sërë ndryshimesh që janë bërë brenda kompanisë në nivelin më të lartë. Në fund të qershorit do të dalë në pension shefi i saj i shitjeve, Bob Carter, shkroi “Autonews” të martën, derisa edhe ekipi ekzekutiv do të riorganizohet.

Carter, 62-vjeçar, ishte shef i shitjeve i Toyotas që nga viti 1981.

“Për mbi katër dekada, Bob ka qenë një ndërmjetës për tregtarët dhe klientët tanë, duke ofruar udhëheqje të thellë dhe gjykim parimor në shitje dhe marketing. Bob ka një trashëgimi të madhe”, thuhet në njoftimin e shefit të Toyotas, Ted Ogawa.

Vendin e Carterit do ta zë Jack Hollis, një 55-vjeçar, nënkryetar i lartë në kompani.

E vendin e Hollisit do ta zë Andrew Gilleland, që ishte në krye të Lexusit që nga 2020-a. Rolin e Gillelandit do ta marrë Dejuan Ross, që deri më tani ishte në Departamentin e Financave të kompanisë.