Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla ka ulur përkohësisht çmimet e disa prej veturave të saj Model Y në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 28 shkurt, më pak se një muaj që kur kompania ka ulur çmimet e Model Y në Gjermani, raportoi të hënën Reuters.
Tesla ka ulur çmimet për modelin Y me 1,000 dollarë, duke përfaqësuar një zbritje prej 2 për qind nga çmimet e mëparshme.
Çmimet e variantit Model Y Performance dhe modeleve të tjera mbetën të pandryshuara, sipas faqes së internetit.
Çmimet e modelit të ri do të jenë me ulje deri më 29 shkurt, tha Tesla në një njoftim në faqen e saj të internetit, duke shtuar se çmimi do të rritet me 1,000 dollarë ose më shumë nga 1 marsi.