Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla rrit çmimet në SHBA për të gjitha automjetet e saj përveç Modelit 3

Kompania e automobilave Tesla, ka rritur çmimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjitha automjetet e saj përveç Modelit 3, raportoi të dielën Reuters.

Edhe pse është shënuar rritje në çmimet e Model S, X dhe Y me përqindje të ulëta njëshifrore, ato janë ende dukshëm më të ulëta se në fillim të vitit.

Kompania rriti çmimet për të gjitha variantet e automjeteve të saj Model S dhe X me çmim më të lartë se 1000 dollarë, ndërsa çmimet e të gjitha varianteve Model Y u rritën për 250 dollarë.

Këto përfaqësojnë një rritje prej rreth 0.5% në 1.1% që nga ndryshimet e fundit të çmimeve.

Kjo është rritja e dytë e çmimeve për veturat Model S, Model X dhe Model Y që nga 19 prilli, kur Tesla uli çmimet e fundit për disa nga automjetet në SHBA.

Tesla ka ulur çmimet globalisht që nga janari, duke kërkuar të nxisë shitjen. Drejtori ekzekutiv, Elon Musk, ka thënë se kompania është e gatshme të sakrifikojë marzhin për vëllimin e shitjeve, por gjithashtu po kërkon t'i kthejë çmimet e ulura.

Edhe Tesla rrit çmimet për 5,000 dollarë në disa modele Auto Tesla rrit çmimet për 5,000 dollarë në disa modele

Edhe pas rritjes së fundit të çmimeve, modelet bazë të veturave S dhe X mbeten më të lira për 16% dhe 19% në SHBA, krahasuar me fillimin e vitit, ndërsa versioni me rreze të gjatë të Model Y është rreth 23% më i lirë.

Modeli S tani kushton 88,490 dollarë, ndërsa Modeli X ka një çmim prej 98,490 dollarë.