Auto

Tesla rrit çmimet në SHBA, Kinë, Japoni dhe Kanada

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka rritur çmimet për rreth 290 dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Kinë dhe Japoni, raportoi të martën Reuters.

Kjo rritje është shënuar në dy modelet e saj më të shitura, megjithëse çmimet në të gjithë linjën e saj janë shumë më të ulëta se në janar për shkak të uljeve që ka bërë nga fillimviti.

Muajin e kaluar, shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka thënë se kompania do t’i japë përparësi rritjes së shitjeve përpara marzheve dhe do të tentojë të përfitojë më vonë.

Musk ka thënë se kompania është e gatshme të sakrifikojë marzhin për vëllimin e shitjeve, por po kërkon gjithashtu të lëvizë çmimet më të larta, aty ku mundet, për të përputhur dërgesat me prodhimin.

Deri të hënën, në faqen e Teslas është njoftuar tregoi se ka rritur pikën fillestare të çmimit me 250 dollarë për modelin bazë Model Y dhe Model 3 në Shtetet e Bashkuara.

Çmimet ndryshuan afërsisht në të njëjtën sasi në tregun e saj të dytë më të madh të Kinës, si dhe në Kanada dhe Japoni.

Kjo është hera e parë që nga janari që Tesla ka rritur çmimin e veturës së saj më të lirë, Model 3, në Shtetet e Bashkuara.