Auto

Tesla rrit çmimet në SHBA

Kompania e veturave Tesla, njoftoi se do t’i rrisë çmimet për të gjitha modelet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigje ndaj problemeve të vazhdueshme globale për furnizimin me lëndë të parë.

Siç raporton Reuters, prodhuesi i makinave elektrike do ta rrisë çmimin e modelit Y nga 62.990 dollarë në 65.990, thuhet në njoftimin e uebfaqes.

Rritja e çmimit prej 5 për qind vjen pasi kostot e lëndëve të para për alumin dhe litium janë rritur, ndërsa prodhuesit e automjeteve po “luftojnë” për të siguruar çipe.

Banka Credit Suisse tha se SHBA-ja është shteti i katërt në të cilin u regjistrua rritje e lartë e çmimit të veturave

Shefi i Teslas, Elon Musk, pati thënë se litiumi është arsyeja për rritjen e kostos dhe “një faktor kufizues” për rritjen e veturave elektrike.