Shoqata gjermane e konsumatorëve VZBV ngriti një padi kundër prodhuesit amerikan të veturave elektrike, Tesla, në Gjykatën Rajonale të Berlinit për shqetësimet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe pretendimet se blerja e një veture Tesla redukton emetimet, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.
Vetëm në vitin 2020, Tesla fitoi 1.6 miliardë dollarë nga shitja e të ashtuquajturave kupona emetimi - të drejta të emetimit që lejojnë prodhuesit e tjerë të tejkalojnë kufijtë që zbatohen për markën e tyre të automjeteve.
VZBV-ja akuzon Teslën për "deklarata mashtruese të klimës dhe informacion të pamjaftueshëm" në lidhje me kamerat e vëzhgimit në automjete.
Sipas kësaj shoqate, blerësit e automjeteve Tesla nuk ishin të informuar se përdorimi i modalitetit të vëzhgimit, në të cilin kamerat monitorojnë veturën, është në kundërshtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Përdoruesit e këtij funksioni duhet të marrin pëlqimin e personave kompetent të veturave për të përpunuar të dhënat personale”, ka thënë kreu i procedurave ligjore në VZBV, Heiko Dinkel.
Ai paralajmëron se respektimi i rregulloreve për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit të këtij funksioni ishte "praktikisht i pamundur", dhe shoferët "rrezikonin gjoba".