SUV i ri i Volkswagenit, T-Cross do të arrijë në gjysmën e dytë të këtij viti, ndërsa pritet të dalë në shitje në fund të këtij viti.
Volkwagen T-Cross në fotografit e fundit të bëra gjatë testimit të tij shihet se do të ketë një dizajn të avancuar, por që detajet e tij nuk mund të vërehen, fal kamuflimit të mirë të tij.
VW është treguar i ngadaltë në zgjerimin e gamës së SUV-ve, por ka premtuar se në 2 vitet e ardhshëm do të ketë 19 SUV në shitje në të gjithë botën, me të cilët planifikon të ketë 40 për qind të shitjeve totale të veturave.
T-Cross do të luajë një rol të madh në këtë falë çmimit të tij të ulët, kostos së lirë të operimit e dizajnit të mirë, ndërsa qëndron në mes të T-Roc, Tiguanit e Touaregit në linjën e SUV-ve të VW.
{gallery}