Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26% ka pasur reagime të shumta nga qytetarët.
Madje, janë organizuar edhe protesta, një prej të cilave do të mbahet sot para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës, transmeton kp.
Protestën e sotme që fillon në ora 13:00 e organizon grupi në Facebook “Merakli t’kerreve” kundërshton vendimin e BQK-së.
“Duke e ditur këtë fakt i cili prekë xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të sigurimit për automjete
-
BQK-ja premton shqyrtimin e ankesave të protestuesve për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve
-
Para BQK-së nis protesta kundër rritjes së çmimeve të sigurimeve
-
Edhe një protestë kundër rritjes së çmimit për sigurim të veturave
-
BQK-ja hesht ndaj kërkesave për zbritjen e çmimit të sigurimeve të automjeteve