Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Skoda Octavia 2023 spiunohet gjatë testimit, mësohen specifikat dhe çmimi

Një version i ri i Skoda Octavias pritet të shpaloset më vonë gjatë vitit 2023, ndërsa modeli është kapur gjatë testimeve së fundmi, në dy stilet ‘hatchback’ dhe ‘karavan’.

Bazuar në fotografitë ekskluzive të “Auto-Expressit”, gjenerata e katërt e Octavias do të ruajë detajet kryesore të stilit. Vetura e re do të jetë pak më e ulët se modelet e shkuara, ndërsa shumë detaje ende s’janë bërë të qarta për shkak se vetura është testuar e kamufluar.

Vetura, në versionin më të thjeshtë, do të vijë me motor 1.0-litërsh benzinë me 108 kuajfuqi, më pas me version hibrid me motor 1.0-litërsh benzinë dhe mbi to do të vijë motori “më i madh” me 1.5-litra e 148 kuajfuqi. Edhe ky version do ta ketë opsionin e motorit hibrid.

Skoda do ta ruajë te dizelët motorin 2.0-litërsh me 114, 148 ose 197 kuajfuqi. Do të ketë edhe variant 2.0-litërsh benzinë dhe 1.4-litërsh hibrid. Të dyja vijnë me 242 kuajfuqi. Pritet që në disa versione të vijë edhe mundësia e tërheqjes me të katër rrotat.

Octavia e re do të lansohet plotësisht më vonë gjatë vitit.

Pritet që të ketë rritje të lehtë të çmimit, në krahasim me modelin e shkuar, që kushtonte rreth 28 mijë euro.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm