Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shtatë gjërat që u mësuan për veturën e re VW Golf GTI Mk8

Sikurse Ferrari, është më i shpejtë me ndihmën e kompjuterëve

Golfi Mk8 GTI është më i shpejtë fal sistemit të brendshëm të VW-së. Disa thonë se është për shkak të gomave të reja, por Volkswageni insiston se rol të rëndësishëm në shpejtësinë e veturës, është kompjuteri.

Butonat e timonit janë shumë, shumë të këqij

Sipërfaqet me shkëlqim dhe teknologjia e prekjes nuk duken si “e ardhmja”. Ato duken si koncept që ndoshta Peugeoti do të nënshkruante në vitin 1990, por jo në Volkswagenin e ri. Çelësat e ri gjysmë të klikueshëm, nuk janë të mirë. Për çudi, Cupra Leon dhe Audi S3, nuk i kanë ato.

Volkswageni nuk ka humbur kuptimin e brendësisë së tij

Edhe Golfi i ri GTI Mk8 me mbi 280 kuajfuqi Auto Golfi i ri GTI Mk8 me mbi 280 kuajfuqi

GTI-ja i ri duket më i ashpër nga jashtë dhe rreth 63% më i mbushur me teknologji sesa më parë. Leva mund të jetë plastike, por kontrolli është i mbështjellë si top golfi dhe një pjesë e brendshme e ulëseve sportive, kanë një model të ri tartani.

Do të ju duhen disa komanda të përshtatura opsionale

Nuk do të ju kërkohet një standard Comfort / Normal / Sport settings. Tani ekrani ofron një shkallë rrëshqitëse, që ju mund ta përshtatni vendosjen tuaj të udhëtimit vetëm ashtu, dhe ta ruani në menynë individuale.

Ndërrimi i shpejtësisë së parë, vjen në fillim (Sikurse në Porshe 911)

Po, ju do të prisni pak më shumë për rregullimin manual të gjashtë shpejtësive. Sepse versioni më i famshëm i shtatë shpejtësive DSG, do të jetë i pari, që do të shfaqet në Amerikë, me çmim rreth 1.400 dollarë më shtrenjtë, sesa ndërruesi aktual.

Edhe VW po e zhvillon "bishën" Golfin GTI plotësisht elektrik Auto VW po e zhvillon "bishën" Golfin GTI plotësisht elektrik

Rivalët që VW brengoset më shumë janë Fordi dhe Hyundai

“Veturat e cilës etapë i sheh?”, “Prej cilës do të marrësh shitjet?”, janë pyetje interesante që iu shtrohen inxhinierëve të veturave. Disa thonë diçka si ‘’nuk mendojmë se vetura ka ndonjë rival’’, që konsiderohet si kod për “ të lutem mos e testoni veturën me kundërshtarët e saj”.

Edhe pse, VW-ja vazhdon të thotë se vetura është e përfunduar dhe e gatshme që të dalë në shitje, ajo është e gatshme për t’u krahasuar me të tjerët.

Janë disa GTI më të shpejtë

Edhe Lansohet Volkswagen Golfi i ri Auto Lansohet Volkswagen Golfi i ri

Tani, ne jemi në modelin më të thjeshtë. Nuk është shumë i thjeshtë, natyrisht. Ka rreth 242 kuaj fuqi dhe sistem të kufizuar diferencial, që është e veçantë për performancën e GTI-së.

Këto do ta mbushin hapësirën mes GTI-së standard të Golfit, me 242 kuaj fuqi që do të kushtojë 33.000 dollarë dhe të riut Golf R, që do të ketë 320 kuaj fuqi. Do të jetë një Golf i mirë për të gjithë. Përveç nëse e urren butonin e timonit, kështu sikurse ne (ekspertët e Top Gear). \ TopGear