Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Golfi i ri GTI Mk8 me mbi 280 kuajfuqi

Volkswageni është shitësi më i madh i veturave në masë, e me çmime të përballueshme, por prodhuesi gjerman nuk i harron modelet legjendare të saja, siç është Golg GTI-ja.

GTI është në treg qe katër dekada, ndërsa do ti shtohet gjenerata e tetë, transmeton Koha.net.

Modeli i ri i GTI-së i është nënshtruar modifikimeve të pafundme dhe modeli i ardhshëm do të jetë më i avancuar e më i fuqishëm ndonjëherë.

{gallery}

Golfi do të përdor motorin ekzistues por të avancuar 2.0 litërsh me katër cilindra turbocharged me benzinë, i cili pas përditësimit do të prodhoj mbi 280 kuajfuqi.

Ndryshimi më i madh që do të jetë në GTI-në e ri krahasuar me atë të vjetrin Mk8, është se ai do të shitet vetëm si model me pesë dyer.

Çmimi i modelit të tanishëm sillet rreth 33 mijë euro, por me modelin e ri pritet që ky çmim të rritet për shkak të përditësimeve.

Artikuj të ngjashëm