Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shoferi italian vendos rekord Guinness, vozit kamionin me vetëm dy goma

Italiani Marco Davide Giony (43 vjeç) e ka futur emrin e tij në Librin e Rekordeve, Guinness pasi voziti një kamion nëpër një hapësirë ​​të ngushtë me vetëm dy gomat në anën e majtë.

Giony demonstroi aftësitë e tij duke kaluar në një hapësirë ​​vetëm 3.8 metra të gjerë dhe jo me veturë, por me një kamion të madh që peshonte më shumë se 3.5 tonë.

Italiani kishte nevojë për kohë dhe praktikë për të arritur objektivin e tij pasi në dy tentativat e mëparshme pati probleme me kontrollin e kamionit dhe rrëzoi barrierat anësore. Megjithatë, ai ishte i suksesshëm në përpjekjen e tretë.

VIDEO: