Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Krijimi i pazakontë në SHBA, vetura më e ngushtë se një karrocë supermarketi

Ford Festiva

Një nga krijimet më të pazakonta të veturave vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pronari i saj e cilëson si veturën legale më të ngushtë në botë. Besoni ose jo, ajo është më e ngushtë se një karrocë supermarketi.

Bëhet fjalë për një version të modifikuar të modelit Ford Festiva, i njohur ndryshe edhe si Mazda 121, ndërsa në shumë vende ka qenë më i njohur si Kia Pride. Në këtë rast, vetura origjinale është pothuajse e panjohur nga ndryshimet e mëdha që janë bërë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas autorit, vetura është më e ngushtë se një karrocë standarde supermarketi. Pikërisht për këtë arsye është bërë virale në internet, duke marrë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Videoja e publikuar në YouTube ka marrë pothuajse tre milionë shikime për vetëm 12 ditë dhe ka tërhequr vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale. Komentet variojnë nga admirimi deri te shakatë, ku shumë persona thonë se ky është shembull i përkryer se çfarë mund të arrihet kur bashkohen dija dhe imagjinata.

Edhe pse kjo ndoshta nuk është vetura absolutisht më e ngushtë e ndërtuar ndonjëherë, ajo është pa dyshim një nga më ekstremet që ende e ruan funksionalitetin. Pra, vetura mund të ngaset, mund të kontrollohet dhe mund të marrë pjesë në trafik, edhe pse është e qartë se nuk është ndërtuar për përdorim të përditshëm.

Shoferi ulet, ndërsa timoni, pedalet dhe komandat janë të vendosura në mënyrë që vetura të mund të drejtohet normalisht. Komoditeti nuk ka qenë prioritet, por niveli i punimit dhe përkushtimi ndaj detajeve lënë një përshtypje shumë të madhe.

VIDEO: