Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të një veture në segmentin e autostradës Trudë-Prishtinë, pas dyshimeve për ekzistimin e hapësirave të modifikuara, janë gjetur të fshehur 2 mijë e 550 fishekë të kalibrit 9mm.
Pas kontrollit, zyrtarët doganorë zbuluan se i dyshuari i kishte vendosur veturës hapësira të fshehura pas fabrikimit për fshehjen e tyre.
“Gjatë kontrollit fillestar janë krijuar dyshime për ekzistimin e hapësirave të modifikuara në automjet. Pas një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar bunkerë (hapësira të fshehura të ndërtuara pas fabrikimit), ku ishin të fshehura 2,550 copë fishekë të kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Pas përfundimit të kontrollit, rasti bashkë me automjetin, municionin dhe personin e dyshuar, i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme.
-
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në një maune në Ferizaj
-
Një person kapet me 84 fishekë në Aeroportin “Adem Jashari”
-
Parandalohet futja e mbi 30 mijë eurove të padeklaruara në pikën kufitare në Bërnjak
-
Në Merdar, në një autobus të linjës Itali-Kosovë, zbulohen 50 mijë euro të padeklaruara
-
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë