Doyle Archer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shoferi më i vjetër në botë i kamionit, por kjo s'po ia ndalon të vazhdojë. Rekordi Guinnessi ia ka zyrtarizuar këtë rekord kohë më parë, por ai së fundmi festoi ditëlindjen e 90-të.
Amerikani ka vozitur për rreth 60 vjet duke i shkelur mbi 8 milionë kilometra.
“S'kam ndonjë plan të pensionohem së shpejti. Për aq sa e kam shëndetin, do të vazhdojë vozitjen. Fjala pensionim nuk ekziston në fjalorin tim”, është shprehur ai.
90-vjeçari gjatë gjithë jetës ka vozitur kamionë transportues në 48 shtete në SHBA dhe në Kanada.
Artikuj të ngjashëm
-
Në çfarë moshe këshillojnë ekspertët që të mos vozisni më
-
"Guinness" konfirmon burrin më të moshuar në botë
-
70-vjeçari që mban rekordin për ngrënien e më së shumti hamburgerëve gjatë tërë jetës
-
Shoferi italian vendos rekord Guinness, vozit kamionin me vetëm dy goma
-
104-vjeçarja po synon të futet në Guinness, si më e vjetra që bëri “skydive”