Evropa duhet ta anulojë planin e saj për ndalimin ndaj veturave të reja që lëshojnë lëndë djegëse fosile nga viti 2035, në mënyrë që të reduktohet varësia në zinxhirin e furnizimit të baterive nga Kina, ka thënë shefi ekzekutiv i BMW-së të martën, raportoi Reuters.
Oliver Zipse, i cili ka kërkuar prej kohësh që rregullatorët të lejojnë teknologji të ndryshme, duke përfshirë karburantet alternative, në mënyrë që rajoni të mbetet konkurrent.
"Një korrigjim i objektivit 100% BEV (automjete elektrike me bateri) për vitin 2035 si pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të reduktimit të dioksidit të karbonit do t'u mundësonte prodhuesve të pajisjeve origjinale (OEM) evropiane më pak mbështetje nga Kina për bateritë”, ka thënë Zipse në Motor Show në Paris.
Kreu i shoqatës së automobilave të Francës PFA tha se është e nevojshme të diskutohet rishikimi i objektivave.
-
BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Bien shitjet e BMW-së dhe Mercedesit në Kinë
-
BE-ja thotë se mund të vazhdojë bisedimet me Kinën për veturat elektrike edhe pas tarifave
-
Volvo tërhiqet nga plani për të shitur vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030