SEAT ka zbuluar versionin sportiv karavan të modelit të saj Leon Cupra R ST.
Kjo veturë ka motorin 2.0 litërsh që prodhon 300 kuajfuqi, e i cili bën që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 km/h ta arrijë për 4.9 sekonda.
Derisa Cupra hatchback kishte vetëm rrotat e para aktive, R ST-ja karavan ka të gjitha, transmeton koha.net.
Nga brenda ka panelet e dyerve të bëra nga fibrat e karbonit, logo në timon, ulëse të bëra me lëkurë alkantara e ekran 8 inç e kamerë nga pas.
Kjo Leon Cupra R ST tashmë mund të porositet, e porositë do t’u dorëzohen pronarëve gjatë muajit të ardhshëm.
{gallery}