Pas hatchback-ut të ri Astra që u shfaq premierë në fillim të këtij viti, Opeli prezantoi tash edhe Astran krejtësisht të re karavan.
Modeli i ri është emërtuar Astra Sports Tourer dhe ka fiferencë mes rrotave 273 cm, ka gjatësi 464 cm, gjerësi 186 dhe lartësi 148 cm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpeli ka njoftuar se vëllimi i bagazhit është nga 548 deri në 1634 litra, varësisht nga lloji. Te versionet hibride bagazhi është pak më i vogël.
Për treg janë planifikuar këto versionet të Astra Sports Tourer: Plug-in Hybrid me 180 kuaj fuqi, pastaj dy modele me benzinë turbo 1.2-litërshe me tre cilindra me 110 kuaj fuqi dhe me 130 kuaj fuqi, si dhe modelin me 1,5 litra turbo naftë me katër cilindra e me 130 kuaj fuqi.
Versioni Plug-in Hybrid me 180 kuaj fuqi ka bateri 12.4 kWh dhe se vetura mund të përshkojë deri në 60 km në modalitetin elektrik.
Çmimet e Astra Sports Tourerit të ri ende nuk janë bërë të ditura, por jozyrtarisht, stacioni në Gjermani pritet të jenë rreth 2000 euro më të shtrenjtë se Astra hatchback. /autoblog
{gallery}