Renault Megane RS i ri, premiera e të cilit pritet të bëhet muajve të ardhshëm, dallon nga ana vizuale nga modeli standard dhe ka një pamje “agresive” sportive.
Në fotografinë, e cila ka rrjedh në internet, shihet një pjesë e automobilit të ri.
Pritet që Megane RS të ketë motor turbo-benzinë 1.8-litërsh, të cilin e përdor edhe modeli sportiv Renault Alpine A110.
{gallery}
Automobili pritet të ketë rreth 300 kuajfuqi dhe ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive, ose edhe opsionin automatik prej shtatë shpejtësive.
se Renault Megane RS për vitin 2018 mund t’i prezantohet publikut kah fundi i majit, në kuadër të garës Formula 1 për shpërblimin e madh të Monakos, derisa paraqitja në panair do të rezervohet për shtator në auto-sallonin në Frankfurt, transmeton KP. Tash për tash nuk ka raportime as për çmimin e kësaj veture.