Renaulti ka marrë vendim ta përfundojë prodhimin e modelit Megane RS vitin e ardhshëm, shkruan Autocar.
Informacioni u konfirmua nga menaxheri i përgjithshëm i Renaultit në Australi, Glen Sealy, i cili i tha revistës australiane Drive se vendimi u mor për shkak të rënies së kërkesave për këtë model.
"Megane RS përfundon vitin e ardhshëm. Nuk mund të them datën e saktë për momentin, por prodhimi definitivisht nuk do të vazhdojë pas vitit të ardhshëm. Kërkesa për modele të fuqishme hatchback në Evropë po dobësohet. Zëvendësimi mund të jetë një veturë elektrike, që ka kuptim”, ka thënë Sealey.
Renaulti spekulohet se është duke punuar në një version më të fuqishëm të modelit Megane E-Tech që do të kishte fuqinë dhe performancën e Megane RS. Aktualisht, Megane më i fuqishëm zhvillon 218 kf dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h në 7.4 sekonda.
E ardhmja e modeleve të fuqishme hatchback me motorë me djegie të brendshme është e pasigurt dhe pritet që Renaulti të prezantojë versionin e fundit dhe numerikisht të kufizuar të modelit.
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani
-
Teknologjia e Teslas përballet me pengesa në Evropë, Suedia ngre shqetësime për sigurinë rrugore
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Audi prezanton superveturën e re
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu