Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Renaulti zëvendëson Kadjarin me veturën e re

Familja e re e veturave të Renaultit do të quhet Austral dhe do të zëvendësojë modelin Kadjar, kur të dalë në shitje në fund të vitit të ardhshëm.

Familja e re hyn në tregun e SUV-it. Ajo mbetet megjithatë me djegie të brendshme.

Brendi ka thënë se emri i ri nxjerr origjinën franceze të prodhuesit dhe ngjall ngjyrat dhe ngrohtësinë e hemisferës jugore.

Vetura 4.5-metra e gjatë do të shfaqet në pranverë. Fotografitë kanë treguar se duket si një Megane E-Tech elektrik.

Por, “Auto-Express” raporton se për dallim nga Megane, Renault Austral do të mbetet me djegie të brendshme.

Edhe Renault Kadjari do të zëvendësohet me SUV të ri elektrik Auto Renault Kadjari do të zëvendësohet me SUV të ri elektrik

Pritet që një version i përditësuar me motor 1.3TCe turbo benzinë të jetë në veturë, me rreth 140 kuajfuqi. Efikasiteti dhe performanca pritet të përmirësohen në krahasim me veturën e shkuar, falë kursimeve në peshë.

Renaulti po e shtyn përpara edhe teknologjinë hibride. Sikurse te Qashqai, edhe Australi pritet të vijë me disa versione hibride.