Një vit pas përfundimit të shitjeve të Hondas elektrike në Japoni, prodhuesi japonez ka vendosur të bëjë të njëjtën lëvizje në Evropë dhe Britani të Madhe, edhe pse modeli mbërriti në këto tregje në vitin 2020.
Honda ka konfirmuar për Top Gear se nuk do të marrë më porosi për veturën e saj elektrike.
Honda ka thënë se “ka sjellë shumë klientë të rinj në markë falë dizajnit të saj të veçantë, teknologjisë së përparuar dhe drejtimit legjendar dinamik të Hondas”.
Honda e “udhëhoqi strategjinë e kompanisë në lidhje me elektrifikimin e të gjithë ofertës evropiane deri në vitin 2022”.
Çmimi i lartë, rreth 40 mijë euro, distanca e “kufizuar” prej 220 kilometrash dhe mungesa e kërkesës thuhet të jenë arsye që kanë çuar në këtë vendim të Hondas.
-
Honda do të ulë prodhimin e automjeteve elektrike
-
Honda tërheq 2 milionë automjete, shkak problemet në timon
-
Volvo tërhiqet nga plani për të shitur vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030
-
Honda e Nissani pritet të bashkohen për të prodhuar vetura elektrike
-
Nissani zotohet se do të lansojë vetëm vetura elektrike në Evropë