Kompania franceze e automjeteve, Renault, po synon për një vlerësim afërsisht 10 miliardë euro për biznesin e automjeteve elektrike që ky prodhues po krijon si një entitet më vete, shkroi të dielën “Automotive news”.
Renault po përgatit entitetin e automjeteve elektrike dhe softuerin për një ofertë publike fillestare të mundshme në bursën Euronext Paris gjatë vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur një burim që kërkoi të mos identifikohej pasi planet mund të ndryshojnë.
Ndarja e biznesit të automjeteve elektrike nga operimet tradicionale të motorëve me djegie të Renaultit ndodh derisa prodhuesi kërkon të kalojë në një tranzicion të vështirë drejt veturave elektrike, pasi një recesion i mundshëm po afrohet në Evropë.
Renault do të informojë investitorët për planet e rinovimit, të cilat janë ende në finalizim.
-
VW-ja në bisedime me Renaultin për krijimin e veturës elektrike prej 20 mijë eurosh
-
Pse të gjithë po e blejnë këtë veturë – eksperti i automjeteve tregon për versionin elektrik
-
Nissani planifikon t’i reduktojë aksionet në Renault
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Prodhuesit evropianë të shqetësuar për dominimin e Kinës me veturat elektrike