Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prodhuesit evropianë të shqetësuar për dominimin e Kinës me veturat elektrike

Prodhuesit evropianë të automjeteve kanë hyrë në një luftë për të prodhuar automjete elektrike me kosto më të ulët dhe për të ndikuar në epërsinë e Kinës në zhvillimin e modeleve më të lira ndaj konsumatorit, kanë thënë drejtuesit e këtyre kompanive në panairin e veturave në Mynih.

"Ne duhet të mbyllim hendekun në kosto me disa lojtarë kinezë që filluan me automjete elektrike një brez më parë", ka thënë për Reuters drejtori ekzekutiv i Renaultit, Luca de Meo, duke shtuar se kur kostot e prodhimit bien, çmimet gjithashtu do të ulen.

De Meo tha se si pjesë e përpjekjes së prodhuesit francez të veturave drejt barazisë së çmimeve me kinezët, R5 EV i tij që do të dalë vitin e ardhshëm do të jetë 25% deri në 30% më i lirë se modelet elektrike Scenic dhe Megane.

Prodhuesit kinezë të veturave elektrike, duke përfshirë BYD, Nio dhe Xpeng po synojnë të gjithë tregun evropian të automjeteve elektrike, ku shitjet u rritën gati 55 për qind në rreth 820,000 automjete në shtatë muajt e parë të vitit 2023.

Xpeng planifikon të zgjerohet në më shumë tregje evropiane në vitin 2024 dhe Zhejiang Leapmotor Technology njoftoi pesë modele për tregjet jashtë shtetit, përfshirë Evropën, gjatë dy viteve të ardhshme.

Ardhja e prodhuesve kinezë në Evropë ka ngritur shqetësimet se ata mund të dominojnë shitjet e automjeteve elektrike.

Edhe Prodhuesit perëndimorë kërkojnë ulje të kostove të automjeteve elektrike për të luftuar “pushtimin” kinez Auto Prodhuesit perëndimorë kërkojnë ulje të kostove të automjeteve elektrike për të luftuar “pushtimin” kinez

"Ne (Gjermania) po humbasim konkurrencën tonë," tha Hildegard Mueller, presidente e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automobilave (VDA), duke shtuar se ekspozita e veturave në Mynih ilustron se si presioni i lartë i konkurrencës ndërkombëtare bën që Gjermania të investojë më shumë në elektrifikim.

Mesatarja e automjeteve elektrike në Kinë kushton më pak se 32,000 euro (35,000 dollarë) në gjysmën e parë të 2022 krahasuar me rreth 56,000 euro në Evropë, sipas studiuesve në Jato Dynamics.

Drejtori ekzekutiv i Volksëagenit, Oliver Blume ka thënë para gazetarëve se përmes partneriteteve të tij në Kinë, prodhuesi i automjeteve synon të ulë kostot e baterisë me 50%.