Auto

Reklama e Citroënit në Egjipt kritikohet për normalizim të ngacmimit seksual

Prodhuesi francez i makinave Citroën është kritikuar për normalizimin e ngacmimeve seksuale në një reklamë në Egjipt, ku shfaqet ylli i popit Amr Diab.

Në video, Diab përdor një kamerë në makinën e tij për të fotografuar një grua duke kaluar rrugën, me sa duket pa pëlqimin e saj. Më vonë ata shihen në reklamë duke vozitur së bashku.

Reklama u publikua më 3 dhjetor, por është kritikuar në mediat sociale ditëve të fundit.

Gazetari egjiptiano-amerikan Reem Abdellatif e përshkroi atë si "të mërzitur".

"Kush mendoi se do të ishte një ide e mirë për të bërë një reklamë që mundëson ngacmimin seksual në një vend ku 98% e grave raportuan se ishin ngacmuar në një moment të jetës së tyre?”, ka shkruar gazetarja egjiptiono-amerikane, Reem Abdellatif në Twitter.

Ndwrkaq, shkrimtarja Amal Alharithi shkroi në Twitter: "Ajo që është e dhimbshme në reklamën e Amr Diab është se i gjithë ekuipazhi nuk e kuptoi gabimin. Askush në ekuipazh nuk kundërshtoi marrjen e fotove të vajzave në rrugë pa pëlqimin e tyre. Kjo është shumë e trishtueshme”.

Një koment në llogarinë e Citroën Egypt në Instagram paralajmëroi kompaninë se burrat që shikonin reklamën mund të besonin gabimisht se duke bërë një foto të pakërkuar të një gruaje, mund të çonte në një takim, kur në fakt ata mund të përballeshin me ndjekje penale dhe burgim.

As Citroën dhe as Amr Diab nuk kanë komentuar deri më tani kritikat.

Vitet e fundit, dhjetëra gra të frymëzuara nga lëvizja #MeToo kanë folur në mediat sociale për përvojat e tyre të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale në Egjipt.

Parlamenti i vendit miratoi dënime më të ashpra për ngacmimet seksuale në korrik, duke ndryshuar kodin penal për ta bërë atë një krim, dhe duke e rritur dënimin në një minimum prej dy vjetësh burg në vend të gjashtë muajve, së bashku me një gjobë prej 6,370 dollarë.

Megjithatë, autoritetet egjiptiane janë akuzuar se shpesh kanë dështuar në hetimin dhe ndjekjen penale të burrave të akuzuar për ngacmim seksual, ose sulm ndaj grave dhe vajzave.

Një studim i OKB-së në vitin 2013 zbuloi se 99.3% e vajzave dhe grave në Egjipt thanë se kishin përjetuar një formë të ngacmimit seksual gjatë jetës së tyre.