Kompania nga Varshava, auto-Dynamics.pl, prezanton Mercedes-Benz CLA 45 AMG (C117) të modifikuar me emër kodues “Styks”.
Ky CLA 45 AMG tani është me kapacitet prej 535 kuajfuqi, 164 më shumë sesa modeli standard, transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, Mercedes-Benz CLA 45 AMG nga auto-Dynamics.pl tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 320 km/h.
Ndër të tjera, në paketën e kësaj kompanie nga Varshava, Poloni, përfshihen edhe sistemi i frenimit “Pagid Racing”, amortizatorët “Bilstein”, rrotat “CI-R BBS” prej 19-inç e me ngjyrë të zezë “Satin” si dhe me goma “Michelin Pilot Sport 4S” 245/30/19.