Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche Macan Turbo i ri me 435 kuajfuqi

Porsche ka zbuluar një version të përditësuar të modelit të saj Macan Turbo.

Kësaj veture i janë bërë një numër i madh përditësimesh, duke filluar nga motori, shasia e dizajni, transmeton koha.net.

Porsche edhe pse ka zvogëluar në kapacitet motorin nga 3.6 litërsh në 2.9 litërsh, ky i fundit është më i fuqishëm, pasi prodhon 435 kuajfuqi.

{gallery}

Sipas tyre, kjo Porsche Macan Turbo tani shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.3 sekonda e atë maksimale prej 270km/h.

Fuqia e tij dërgohet në të katër rrotat nga sistemi i marsheve PDK me shtatë shpejtësi.

Porsche Macan Turbo që tani ka dal në shitje me një çmim fillestar prej 76 mijë eurosh.

Artikuj të ngjashëm