Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche e ka bërë modelin Taycan edhe më të shpejtë

Modeli Taycan i Porsches, cili tashmë është jashtëzakonisht i shpejtë, doli në shtije shtatorin e kaluar, por me teknologjinë e re që kjo kompani po i shton modeleve të vitit 2021, inxhinierët e Porsches tani e kanë bërë këtë veturë elektrike edhe më të shpejtë se që ishte.

Optimizimi i baterisë do të thotë që tani Taycan me motorin Turbo S do të shkojë prej 0 në 200km/h për vetëm 9.6 sekonda, duke i ruajtur të gjitha karakteristikat dhe specifikat e versionit të vjetër, shkruan Top Gear të dielën, transmeton KOHA.

Gjithashtu, risia tjetër është se nëse nuk jeni duke nxituar për ta mbushur baterinë prej 800 voltëve, tani mund të kufizoni shpejtësinë e mbushjes së baterisë nga 270kW në 200kW për të mbajtur jetëgjatësinë e baterisë sa më shumë. Gjithashtu, nëse keni panele solare në shtëpi, Taycan mund të mbushet edhe në këtë mënyrë.