Auto

Porsche 911 GT3 RS i ri do të lansohet më 17 gusht

Porsche ka konfirmuar se modeli i ri 911 GT3 RS është shumë afër lansimit. Vetura do të shpaloset zyrtarisht më 17 gusht.

Shefi i linjës “GT” të Porsches, Andreas Preuninger, ka konfirmuar disa prej specifikave të veturës.

Porsche standard 911 GT3 i ri do të ketë motor 4.0-litërsh dhe do të vijë me 503 kuajfuqi.

Modeli i ri GT3 RS është fotografuar disa herë gjatë testimeve së fundmi. Ai pritet, si model special RS, të marrë pamje më agresive. RS do të ketë motor po ashtu 4.0-litërsh por me 20 kuajfuqi më shumë se modeli i rregullt GT3.

Çmimi i modelit RS do të jetë rreth 180 mijë euro.

{gallery}